
Dyshohet se abuzuan dhe shfrytëzuan për prostitucion gruan me aftësi të kufizuara, në pranga dy të moshuarit

27 Qershor 2025, 14:51 / AKTUALITET
Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetasit A. B., 61 vjeç dhe V. T., 66 vjeç, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i një 38-vjeçareje me aftësi të kufizuara, e cila dyshohet se është abuzuar seksualisht nga të arrestuarit.
Sipas kallëzuesit, motra e tij, e cila është e pazotë për t’u mbrojtur, ka qenë viktimë e marrëdhënieve seksuale të kryera nga dy shtetasit e sipërpërmendur. Gjithashtu, ai dyshon se 61-vjeçari A. B. e ka shfrytëzuar atë për prostitucion.
Policia bën me dije se hetimet janë në vijim për të verifikuar tërësisht pretendimet e bëra në kallëzim dhe për të dokumentuar çdo provë të mundshme mbi rastin.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Pse të gjithë në PD janë në garë për 'bustin' e Berishës?
Nga Namir Lapardhaja
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128