Kishte armë me vete, arrestohet një person në “ish-Bllok”! Policia ndoqi automjetin e tij nga “Myslym Shyri”, 4 makina të përplasura

2 Korrik 2025, 17:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kishte armë me vete, arrestohet një person në

Policia ka ndjekur një automjet nga zona e “Myslym Shyrit” deri në zonën e ish-Bllokut, në rrugën “Andon Zako Çajupi”, pasi dyshohej për një armë zjarri.

Pas ndjekjes, është kapur një person, ndërsa është sekuestruar një armë zjarri. Sakaq gjatë ndjekjes, janë përplasur 4 makina. Automjeti që drejtonte i arrestuari është i tipit Audi Q8.

E gjithë skena e ndjekjes është parë nga qytetarët dhe ka krijuar panik për shkak se mjeti në ndjekje ka kryer manovra për t’i shpëtuar policisë.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Po ndodh...

OSZAR »