
Personi “kyç” në zbatimin e skemave të evazionit fiskal te kompania “Bankers Petroleum”, arrestohet ish-bashkëshorti i Arbana Osmanit

Autoritetet vendase kanë goditur ditën e djeshme veprimtaritë e paligjshme të ushtruara përgjatë viteve nga kompania “Bankers Petroleum” duke çuar në pranga drejtues e ish-drejtues, me kombësi shqiptare, kineze dhe kanadeze.
Bastisja në zyrat e “Bankers” është bërë pas një borxhi të konsiderueshëm të dyshuar që kompania “Bankers Petroleum” i ka shtetit shqiptar, konkretisht në lidhje me detyrime fiskale të papaguara.
“Bankers Petroleum” ndodhet me seli qendrore në Fier dhe dhe operon në sektorin e nxjerrjes së naftës në fushën e Marinzës.
Në pranga të policisë ka rënë ish-drejtori Leonidha Çobo dhe CEO aktual Hongping Xiao. Gjithsej nga ky operacion i zhvilluar nga Prokuroria e Fierit, Drejtoria e Tatimeve dhe Policia e Shtetit, janë lëshuar në total 14 urdhërarreste, 10 prej tyre të ekzekutuara.
Sipas Newsbomb.al, në pranga ka rënë dhe ish-drejtuesi i sektorit të financës, Ardit Kero, i njohur ndryshe si ish-bashkëshorti i moderatores Arbana Osmani.
Ardit Kero është i dyshuar si personi kyç në skemën e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave, aktivitete këto të paligjshme të dyshuara se janë ushtruar nga kjo kompani.
Kompania është përballur dhe më parë me akuza nga autoritetet tatimore dhe doganore për mospërmbushje të detyrimeve ligjore ndaj buxhetit të shtetit.
Në të kaluarën, “Bankers Petroleum” është kritikuar gjithashtu për ndikimin negativ që aktiviteti i saj naftënxjerrës ka sjellë në mjedisin e zonës së Marinzës, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme dhe shqetësim për komunitetin lokal.
-
Emri/ Aktori i njohur gjendet pa jetë në shtëpinë e tij
3 Korrik, 20:38 -
Raporti i CIA: Putin nuk ndërhyri në zgjedhjet e vitit 2016
3 Korrik, 20:28
ide

"Preshi i fluturimit" në qiejtë e Tiranës me kullat e Ramës, po bie!

Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128