
Prokurori Ndini Tavani u skualifikua nga gara, Gjykata e Apelit Administrativ urdhëron KLP-në të ripërsërisë procedurën për garën në SPAK


Gjykata e Apelit Administrativ urdhëroi Këshillin e Lartë të Prokurorisë të ripërsërisë procedurën për garën në SPAK, lidhur me kandidatin Ndini Tavani.
Në një vendim që i dha të drejtë padisë së prokurorit të kryeqytetit Ndini Tavani, Apeli vlerësoi të paligjshëm vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që skualifikoi nga gara për në SPAK s.
Për këtë vendim të Apelit Administrativ, gazetarja iu referua burimeve shumë të besueshme pranë trupës gjyqësore, të cilët pritet ta zbardhin vendimin dhe aty do të shihen edhe argumentet. Ndini Tavani shfaqi interes për të qenë pjesë e SPAK, por ai u skualifikua nga anëtarët e KLP që mori të mirëqenë qëndrimin e komisionit të posaçëm të SPAK mbi pretendentin.
Por tanimë, pavarësisht se Apeli i dha të drejtë Ndini Tavanit për të garuar për në SPAK, kjo prokurori është e plotësuar me 20 prokurorë dhe mbetet e paqartë se si do veprojë KLP në këtë rast. Garën për në SPAK e ka kundërshtuar gjyqësisht edhe një prokurore tjetër e cila pasi humbi në gjykatat shqiptare, i është drejtuar Strasburgut.
ide

"Preshi i fluturimit" në qiejtë e Tiranës me kullat e Ramës, po bie!

Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128