
Kryeministri i Kanadasë fton Modin në Samitin e G7 pavarësisht tensioneve diplomatike me Indinë

Kryeministri i ri i Kanadasë, Mark Carney, ka ftuar homologun indian Narendra Modi të marrë pjesë në samitin e G7, që do të mbahet në provincën Alberta nga data 15 deri më 17 qershor, pavarësisht krizës së thellë diplomatike mes dy vendeve.
Ftesa u bë publike nga zyra e Carney pas një bisede telefonike me Modin, ku të dy liderët diskutuan për marrëdhëniet historike mes Kanadasë dhe Indisë, përfshirë lidhjet e forta shoqërore dhe bashkëpunimin ekonomik.
India nuk është anëtare e G7, por ftohet shpesh si vend i ftuar në samitet vjetore të kësaj organizate që përfshin shtatë demokracitë më të fuqishme ekonomikisht në botën perëndimore. Modit i është bashkuar ftesa dhe ai ka konfirmuar pjesëmarrjen, duke deklaruar në një postim në “X”:
“E falënderova kryeministrin Carney për ftesën për të marrë pjesë në Samitin e G7 në Kananaskis. Jam i kënaqur që do të takohemi aty.”
Ftesa vjen në një moment delikat për marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat janë përkeqësuar që pas vrasjes së aktivistit sikh Hardeep Singh Nijjar në qershor të vitit 2023 në provincën kanadeze të British Columbia. Ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau akuzoi publikisht qeverinë indiane për përfshirje të drejtpërdrejtë në vrasjen, një pretendim që India e mohoi kategorikisht dhe e cilësoi “absurd”.
Nijjar ishte shtetas kanadez dhe një zë i fuqishëm në mbështetje të krijimit të një shteti të pavarur për komunitetin sikh. India e kishte shpallur të kërkuar me akuza për terrorizëm.
Përplasja çoi në dëbimin reciprok të ambasadorëve dhe diplomatë të tjerë të lartë nga të dy vendet. Kanadaja është shtëpia e komunitetit më të madh sikh jashtë Indisë, me afro 800 mijë banorë dhe një lëvizje të organizuar pro krijimit të një shteti sikh të pavarur.
Pavarësisht tensioneve, Carney ka vendosur të ndjekë një qasje më bashkëpunuese në arenën ndërkombëtare, duke ftuar Modin në tryezën e G7, në një përpjekje për të mos përjashtuar Indinë nga bisedimet globale për çështje kyçe ekonomike dhe strategjike.

ide

Zgjedhjet në Shqipëri: Rama ja heq Lenës, Berisha ja vë Prenës!


Si e parashikoi Ben Blushi, izolatrikun Berishë në 2025!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128