Luftë në kufirin e Teksasit, qëllohet për vdekje 27-vjeçari, plagosen dy agjentë federalë

7 Korrik 2025, 22:25 / BOTA ALFA PRESS
Luftë në kufirin e Teksasit, qëllohet për vdekje

Një shtetas 27-vjeçar është qëlluar për vdekje ditën e sotme nga agjentët e Patrullës Kufitare në Teksas. I riu i identifikuar si Ryan Leëis, kishte me vete një pushtë ndërsa në makinë kishte fshehur e armë të tjera teksa qëlloi në drejtim të agjentëve federalë.

Shkëmbimi i zjarrit mes 27-vjeçarit dhe agjentëve federalë ndodhi në dyert e strukturës së Doganave dhe Mbrojtjes Kufirare në kufirin e Teksasit. Ndërkohë të plagosur nga kjo ngjarje kanë mbetur dhe dy agjentë të cilët ishin vënë në ndjekje të autorit.

"Agjentët e Patrullës Kufitare iu kundërpërgjigjën zjarrit dhe e vranë të dyshuarin", u tha shefi gazetarëve. Shkëmbimi i zjarrit përfshinte dhjetëra plumba, tha Rodriguez. Mediat e huaja shkruajnë se FBI po udhëheq hetimin mbi ngjarjen.

Të shtënat e së hënës janë më të fundit nga dhjetëra incidente të dhunshme në objektet federale të imigracionit në të gjithë vendin për shkak të politikave të administratës Trump për zbatimin e ligjit në lidhje me imigracionin. Të premten e kaluar, një oficer policie vendas u qëllua dhe disa individë të armatosur u arrestuan në një incident pranë një qendre paraburgimi të Imigracionit dhe Doganave në Alvarado të Teksasit, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Johnson.

Dhe në Portland, Oregon, policia lokale tha se konstatoi një numër aktivitetesh federale të zbatimit të ligjit të premten jashtë një objekti tjetër të ICE, i cili ka qenë vendi i protestave të shumta në javët e fundit. Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanch raportoi të dy incidentet të shtunën - duke i quajtur ato "sulme" ndaj objekteve të DHS - dhe tha se Departamenti i Drejtësisë ka "tolerancë zero për sulmet ndaj oficerëve federalë.

Po ndodh...

ide

OSZAR »