Putin, ambicie territoriale përtej Ukrainës? Ja si përgjigjet Donald Trump! Presidenti i SHBA: Jam i befasuar sepse…

25 Qershor 2025, 17:01 / BOTA ALFA PRESS

Putin, ambicie territoriale përtej Ukrainës? Ja si përgjigjet

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka komentuar mbi qëndrimet e presidentit rus Vladimir Putin, duke lënë të hapur mundësinë që ai mund të ketë ambicie territoriale përtej Ukrainës.

“Është e mundur,” tha Trump kur u pyet në konferecnën e mbajtur në Samitin e NATO-s në Hagë, duke shtuar: “Di një gjë, ai do të donte ta mbyllte këtë çështje. Për të është një rrëmujë e madhe.”

Në vijim të konferencës, Trump përmendi disa konflikte ndërkombëtare që, sipas tij, SHBA i ka ndihmuar për t’i zgjidhur, duke përfshirë tensionet mes Indisë dhe Pakistanit.

Ai u shpreh se lufta në Ukrainë “duhej të ishte mbyllur tashmë,” dhe shtoi se ishte i befasuar nga mënyra sesi është zhvilluar situata.

“Mendoj se Putin ka qenë i keqkëshilluar,” u shpreh Trump. “Jam vërtet i habitur. Mendoja se do të ishte zgjidhur lehtësisht.”

 

Po ndodh...

ide

OSZAR »