Rikthehet frika nga Covid! Në SHBA shpërthen varianti shumë ngjitës "NB.1.8.1"

29 Maj 2025, 14:56 / BOTA ALFA PRESS

Rikthehet frika nga Covid! Në SHBA shpërthen varianti shumë

Një variant i ri dhe shumë ngjitës i COVID-19, që ka shkaktuar rritje të ndjeshme të shtrimeve në spitale në Kinë dhe vende të tjera të Azisë, është tashmë i pranishëm edhe në Shtetet e Bashkuara.

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), variantin e ri, i quajtur përkohësisht “NB”, fillimisht e kanë zbuluar në fund të marsit dhe fillim të prillit, tek udhëtarët ndërkombëtarë që mbërritën në aeroporte në Kaliforni, Uashington, Virxhinia dhe New York. Më pas janë konfirmuar raste edhe në Ohio, Rhode Island dhe Hawaii.

Për momentin, rastet janë ende të pakta për të krijuar një pasqyrë të qartë përhapjeje, por ekspertët paralajmërojnë se ky variant po përhapet me ritme më të larta se variantet e mëparshme, gjë që u pa qartë në Kinë dhe më pas në rajone si Hong Kong dhe Azia Juglindore.

Në Hong Kong, autoritetet shëndetësore raportojnë nivelet më të larta të infeksioneve që prej një viti.

Numri i vizitave në urgjenca dhe shtrimet në spitale janë rritur ndjeshëm gjatë muajit të fundit, gjë që ka shtuar shqetësimin se varianti i ri mund të jetë më agresiv për rrugët e frymëmarrjes.

Po ndodh...

OSZAR »