
Berisha: Masakra elektorale ndodhi ditën e zgjedhjeve në zonat e karteleve! Aty nuk ka pasur komisionerë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se masakra elektorale ka ndodhur edhe në ditën e zgjedhjeve, jo vetëm përpara saj.
Berisha u shpreh se ajo që ka ndodhur në ditën e votimit kalonte çdo imagjinatë, ndërsa ka theksuar se vota e qytetarëve “vdiq” pa hyrë ende në kuti.
Sipas Berishës, kjo u arrit me faljet e gjobave dy ditë para zgjedhjeve dhe ndër të tjera dhe me shpërblimet për pensionistët.
“Do merrem me farsën elektorale më të shëmtuar në historinë e këtij vendi. Sigurisht në përputhje me ligjet, do merrem me farsën gjyqësore, një piramidë fund e krye mashtrimi, e ndërtuar me porositë e Edi Ramës politikisht.
Por primarisht do merrem me farsën zgjedhore, e cila tejkalon çdo lloj imagjinate.
Në ç’kuptim? Një njeri që cakton gjysmë miliardë euro prokurime për vota; një njeri që dhuron 76 milionë euro, 48 përqind të votuesve që janë pensionistë; një njeri që fal në kundërshtim me ligjin 200 milionë euro gjobë dhe kamata 2 ditë para zgjedhjeve; një njeri që organizon 4500 evente; një njeri i cili firmos mbjelljen e 29 mijë hektarëve kanabis nga 200 që parashikon ligji; një njeri që ka mobilizuar me dhjetëra mijëra punonjës si operativë elektoralë në kundërshtim me ligjin dhe i ka armatosur me të dhënat personale të qytetarëve në kundërshtim me ligjin; një njeri i cili punëson me dhjetëra mijëra me punësime të përkohshme për të marrë vota; përdor fuqinë ekzekutive për të firmosur me mijëra e mijëra legalizime, leje ndërtimi, certifikata për të marrë vota, mund të mendosh me të drejtë se ky njeri me këto i ka mbyllur hesapet dhe atë ditën e votimit e ka lënë të qetë.
Një njeri që ka mobilizuar kartelet ku secili prej tyre është më i fuqishëm se çdo ministri për të mbështetur kandidatët që kanë porositur, nuk është marrë më me votat ditën e votimit.
Por ajo që konstatojmë ne në ditën e votimit tejkalon çdo lloj imagjinate.
Ne jemi përqendruar në zonat e dominuara nga kartelet. Në zonat e dominuara nga kartelet nuk ka komisionerë. Aty është ultimatumi që të ikën koka po lëvize. Sot unë demonstrova se votuesit vinin kot sepse votonte komisioneri. E filmuar. Ai vetëm paloste votën dhe e fuste në qendra. E keni në FB sot.
Në dhjetëra e qindra raste të tjera është karuseli, Treni Bullgar, i hapur fare. E merr fletën e votimit, e fut në xhep dhe del jashtë se e dorëzon.
Tjetra, një njeri që voton 3 herë, 5 herë.
Të gjitha në zonën e kartelit të drogës.
Po të shihni, kemi shenja shumë të qarta të kutive që nuk mund të jenë kuti. Kuti votimi në të cilën nuk ekzistojnë firmat e komisionerëve. Kuti votimi në të cilat diskordancat midis fletëve të dorëzuara dhe të votuara janë të tilla që nuk kanë lidhje me qendrat e votimit.
Tani po analizojmë vota e diasporës. Çfarë del në dorëzime? Me qindra dorëzime pa asnjë firmë. Nuk dihet se kujt iu dorëzua fare. Pa asnjë firmë. Në qindra dorëzime ekziston si firmë një vizë. Në qindra të tjera është bërë si firmë një flutur, por identike.
Pra, i tëri një proces i stisur.
Ne po i mbledhim këto të gjitha. Po u demonstrojmë qytetarëve shqiptarë, por do ia paraqesim edhe vëzhguesve ndërkombëtarë dhe pastaj do jetë dialogu me shqiptarët që ne kemi humbur në mënyrë përfundimtare votën dhe çfarë do bëjmë,” tha Berisha per SYRI TV.

Pse të gjithë në PD janë në garë për 'bustin' e Berishës?
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128