
Deputetja Erala Tase: Ndotja e lumit Gjanicë është alarmante, Fieri po helmohet!

Deputetja Eralda Tase ka ngritur sot një shqetësim që lidhet me ndotjen e Fierit dhe Lumit të Gjanicës.
Tase e cilëson situatën alarmohet dhe tha se Fieri po helmohet.
Ajo shtoi se ndonëse e vonuar fjala e deputetit Erion Braçe sot në kuvend kishte të vërteta të mëdha dhe se këtë shqetësim ajo e ka ngritur më herët në sallën e kuvendit.
Eralda Tase
Sot, në seancën plenare të Kuvendit, u ndjeva e detyruar të marr fjalën për t’iu përgjigjur fjalimit të deputetit Erion Braçe një fjalim që, ndonëse i vonuar, përmbante të vërteta të mëdha. Të vërteta që unë, prej katër vitesh, i kam ngritur në këtë sallë, duke folur për një nga plagët më të mëdha mjedisore të qytetit tim: ndotjen alarmante të lumit Gjanicë.
Ironikisht, zëri i një deputeti të mazhorancës u ngrit sot për një çështje që ka qenë prej kohësh përpara syve të qeverisë dhe institucioneve përkatëse. Nëse vërtet beson në fjalët që tha, pyetja ime është: ku ka qenë deri më sot? Ku ka qenë ndërsa hidrokarburet, mbetjet kimike dhe ndotja e ajrit kanë rrezikuar shëndetin, jetën dhe tokat bujqësore të mijëra qytetarëve fierakë?
Tallja me qytetarët tanë ka kaluar çdo kufi. Uji i lumit është helm. Ajri është i rëndë. Dhe toka, që dikur jepte jetë, sot rrezikon të kthehet në burim sëmundjesh. Në këtë situatë, fjalët nuk mjaftojnë. Nevojitet përgjegjësi. Veprim. Zgjim nga ky gjumë institucional që i ka kthyer sytë nga një tjetër drejtim.
Unë do të vazhdoj të flas dhe jo sot për t’u përballur me një koleg deputet, por për të thirrur ndërgjegjen e të gjithëve ne.
Fieri po helmohet. Dhe heshtja vret po aq sa ndotja.

Askush nuk do t'i shpëtojë dot SPAK-ut!
ide

Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik

Ramështeti dhe Opozitëpengu!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128