
Ishte në makinë me "Rumin e Shijakut", Klevis Balliu: Arjan Ndojit ju bë atentat, pasi e kërcënoi Rama!

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, shpjegoi arsyen pse i konsideron krim elektoral zgjedhjet e 11 majit. Gjithashtu ai ka folur edhe për emrin e shumëpërfolur nga lista e PD i cili deri tani është futur deputet, ish-prokurorin e Durrësit Arjan Ndoj. Balliu e ka politizuar atentatin që i është bërë rreth 6 vite më parë Ndojit nga emra të njohur të krimit, në momentin që ai ka qenë në makinë me "Rumin e Shijakut". Sipas tij ajo ngjarje e rëndë ka ndodhur menjëherë pas kërcënimeve të kryeministrit Rama ndaj ish-prokurorit.
“11 Majin e konsideroj një krim dhe po ju them pse. Sara Mila është deputetja më e votuar në Shqipëri. Një vajzë e re që as nuk e njoh, por të gjithë e dimë pse ishte Sara Mila një nga deputetet që do të votohej, sepse kishte mbështetjen e Suel Çelës. Për ne doli më i votuari Arian Ndoji, i cili në Krujë dhe Fushë-Krujë ka qenë shumë i njohur. Edhe në Durrës ka qenë i njohur. Ka qenë prokuror, i cili u provua në gjykatat e Edi Ramës që nuk kishte asnjë lidhje, por ishte pre e presioneve të krimit që ka ndihmuar Ramën në zgjedhje. Atentati ndaj tij u bë një javë pas kërcënimit që i bëri Rama në Parlament”, tha Balliu.
Ndërsa Sara Mila është një njeri që nuk ka punuar një herë në jetën e vet. Dhe ka marrë më shumë vota se çdo kandidat tjetër në Shqipëri. Pse është zgjedhur ajo? Sepse ishte e vetmja formë që Rama të kontrollonte se sa vota jepte Suel Çela”, shtoi Balliu.
I njëjti rast është me Arkend Ballën në Durrës. Ne kemi bërë 19 deklarata për shtyp për këto raste”, theksoi më tej Klevis Balliu.
Kujtojmë se Arjan Ndoji në atë kohë prokuror i Rrethit Durrës, mbetur i plagosur në atentatin që ndodhi pasditen e 1 nëntorit 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Të plagosur ngelën edhe 2 të tjerë, shoferi i Ndojit dhe shoku i tij, Aleksander Laho një eksponent i njohur i krimit në Durrës, i cili njihet edhe me nofkën "Rumi i Shijakut". Prokurori Ndoj udhëtonte me mjetin ‘benz’ me targa AA 333 ZD gjatë kohës kur një automjet tjetër i është afruar dhe ka hapur zjarr. Gjithashtu në bagazhin e makinës së tij u gjetën edhe shumë dosje pronash në bregdetin e Durrësit. Vitin e kaluar SPAK mbylli hetimet për këtë atentat të bujshëm mafioz dhe çoj në gjykatë 6 persona të akuzuar si autor. Mes tyre edhe emra të njohur të krimit si Plarent Dervishaj, Julian Meçaj dhe Rramazan Rraja/Alfapress.al

Mllefi i "lexhendës" kundër Shqipërisë!
ide

Raporti ende i papublikur i PE, i cili i rrëzon të gjithë


Zgjedhjet në Shqipëri: Rama ja heq Lenës, Berisha ja vë Prenës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128