
Manja: Zjarret kriminale, kërcënim për turizmin dhe jetën në Lezhë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja apeloi sot lidhur me situatën e zjarreve në Lezhë, duke e cilësuar si kërcënim serioz për turizmin dhe jetën në Lezhë.
“Kush e do Lezhën në flakë? Koha për veprim! Mbrëmë mbi 15 vatra zjarri dogjën Lezhën, kërcënuan banesa dhe jetën e njerëzve. Nuk janë aksidente – janë akte të qëllimshme kriminale që dëmtojnë natyrën, imazhin turistik dhe të ardhurat e familjeve lezhjane”, u shpreh Manja në një postim në rrjetet sociale.
Manja thekson se, këto zjarrvënie të përsëritura nuk mund të tolerohen më.
“Policia e Shtetit në Lezhë dhe institucionet duhet të hetojnë menjëherë, të identifikojnë dhe të ndëshkojnë autorët. Mjaft më me heshtje dhe justifikime”, shton ai.
Manja gjithashtu falënderon të gjitha shërbimet e emergjencave civile të Bashkisë Lezhë dhe çdo qytetar lezhjan që shprehet ai, “çdo verë përballen me sfidën e zjarrvënies kriminale”.
“Ju jeni fytyra e qytetarisë dhe përgjegjshmërisë. Ata janë dora e krimit që nuk e do Lezhën. Ne nuk do ta lëmë Lezhën të digjet më nga duart e të papërgjegjshmëve”, thekson Manja.
“Ne do ja dalim – ata do të marrin ndëshkimin e ligjit! Koha për veprim është tani – për Lezhën, për turizmin, për të ardhmen!”, përfundon Manja.
ide

"Preshi i fluturimit" në qiejtë e Tiranës me kullat e Ramës, po bie!

Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128