Nis gjyqi i vitit/ Nesër në GKKKO seanca e parë ndaj Sali Berishës, i pandehur për korrupsion!

29 Qershor 2025, 13:39 / POLITIKË ALFA PRESS

Nis gjyqi i vitit/ Nesër në GKKKO seanca e parë ndaj Sali

Nesër nis seanca e parë për dosjen “Partizani” . Sali Berisha, dhëndri i tij dhe tre të akuzuarit e tjerë përballen me gjykatën

Në këtë çështje janë të pandehur ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, ortaku i tij Xhim Begeja, biznesmeni Fatmir Bektashi dhe financieria, Andia Pustina të cilët do të përballen me drejtësinë në lidhje me akuzat për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Berisha do te gjykohet për akuzën e Korrupsionit Pasiv të zyrtareve të lartë. SPAK pretendon se në cilësinë e kryeministrit, ai favorizoi dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi në përfitimin e pronës.

Berisha është nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa dhëndri i tij, ndodhet nën masën e “arrestit në shtëpi” megjithëse Malltezi ka apeluar vendimin edhe Gjykata e Lartë e refuzoi pak ditë me parë kërkesën e tij, duke e lënë atë në arrest shtëpie.



Po ndodh...

ide

OSZAR »