Nesër seanca për ligjin që rrezikon zonat e mbrojtura/ Zhupa: Kushtetuta nuk lejon pushtetin të rrëmbejë mjedisin...

30 Qershor 2025, 22:27 / POLITIKË ALFA PRESS
Nesër seanca për ligjin që rrezikon zonat e mbrojtura/ Zhupa:

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka njoftuar se nesër, më 1 korrik, në orën 11:00 do të mbahet seanca e dytë publike në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e ligjit për zonat e mbrojtura.

Zhupa e cilëson këtë ligj si antikushtetues dhe shkatërrues për trashëgiminë natyrore të vendit, duke paralajmëruar se ai “zhduk zonat e mbrojtura” dhe ia lë në dorë kryeministrit fatin e tyre, nëse do të ekzistojnë si të tilla apo do t’i hapin rrugë ndërtimeve.

Kushtetuta garanton të drejtën për një mjedis të shëndetshëm dhe mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare. Këto janë të drejta që asnjë pushtet nuk mund t’i rrëmbejë”, shkruan Zhupa në një status në FB.

Ajo fton mediat të ndjekin seancën publike dhe njoftoi se në orën 10:45 do të zhvillojë një komunikim me gazetarët para Gjykatës Kushtetuese.

Postimi i plotë në FB: 
Nesër, 1 korrik, ora 11:00, seanca e dytë në Gjykatën Kushtetuese për ligjin antikushtetues “Për Zonat e Mbrojtura”
Seanca do jetë publike dhe ftohen mediat ta ndjekin.
Një ligj që zhduk zonat e mbrojtura duke i lënë ato në dëshirat e kryeministrit nëse do ekzistojnë si të tilla apo do të ndërtohen. Kushtetuta ka vendosur të drejtën e një mjedisi të shëndetshëm dhe mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare si të drejta që asnjë pushtet nuk mund ti rrëmbej.
Në orën 10:45 do kem një komunikim me gazetarët para Gjykatës Kushtetuese.

Po ndodh...

ide

OSZAR »