"Ishte shokuese për mua" - Ron Zaitin e braktisi e dashura kur ishte te "Ferma VIP"! Por si e mori vesh këngëtari?

7 Qershor 2025, 22:17 / SHOWBIZ ALFA PRESS
"Ishte shokuese për mua" - Ron Zaitin e braktisi e dashura kur

Ron Zaiti, ish-konkurrenti i “Ferma VIP 2”, ka zbuluar se e dashura e tij e ka lënë gjatë kohës që ai ndodhej brenda formatit.

Megjithëse gjatë eksperiencës në fermë ai kishte folur me dashuri dhe siguri për partneren, realiteti jashtë i rezervonte një surprizë të hidhur.

I ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, këngëtari tregoi se lajmin e ndarjes e mësoi sapo doli nga reality show dhe e përjetoi si një tronditje: “Dola dhe e mora këtë lajm, pak shokuese për mua, por që ndodhin…” – u shpreh ai.

Ron theksoi se nuk e sheh vetë pjesëmarrjen në “Ferma VIP” si shkakun e vetëm për ndarjen, duke pranuar se raporti kishte çarje edhe më herët: “Nuk mendoj që ka qenë vetëm formati arsyeja… kanë qenë disa gjëra që kanë ndodhur më parë.”

Ai pranoi, gjithashtu, se e kishte pritur një takim jashtë me të, por ajo nuk ishte aty.

Vazhdova jetën… mora mesazhe dhe e kuptova pse”, tha Zaiti.

Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti ishin një nga dyshet më të përfolura gjatë verës së shkuar. Ata sollën një bashkëpunim në videoklipin e të cilit dukeshin tejet të afërt e më pas u fotografuan bashkë.

Mirëpo, teksa ata vetë nuk kanë folur asnjëherë për statusin e marrëdhënies së tyre, fillimisht u vu re se dyshja nuk ndiqeshin më në Instagram. Teksa nuk dihej se çfarë kishte ndodhur mes tyre vetëm pak javë më parë, Ron Zaiti u pyet në Instagram nëse ka në plan “ndonjë bashkëpunim tjetër me Semin”. Ndërsa Roni është përgjigjur se ekziston mundësia në të ardhmen për një tjetër projekt me Semin, të cilën e cilëson si “artiste të mirë.”

“Mbase në të ardhmen. Gjithmonë dua të bëj këngë me artistë të mirë”, shkruante Roni.”Prive” raportoi disa kohë më parë që marrëdhënia e ndërtuar “blic” mes tyre ka përfunduar me kaq.

Të njëjtat kanë shprehur se dyshja kanë zgjedhur të mbeten vetëm shokë. Mirpo së fundmi këngëtari ishte i ftuar në ‘Prive’ fundmi dhe sqaruar personalisht të vërtetën e marrëdhënies me Semin. Ronit iu kërkua të përshkruajë me një fjalë marrëdhënien e tij me këngëtaren: “Kolege prej ditës zero, keni gabuar pak”,- u shpreh ai.

OSZAR »