
Plane për martesë? Roza Lati flet për herë të parë për partnerin e ri: Ka shumë dashuri, por…

28 Qershor 2025, 12:03 / SHOWBIZ
Moderatorja e njohur Roza Lati prej disa kohësh ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë me Xhonatan Islamin.
Shpesh ata ndajnë në rrjetet e tyre sociale momente të ëmbla pranë njëri-tjetrit.
Mirëpo së fundmi Roza e ftuar në një intervistë ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e tyre teksa ka theksuar se mes tyre ka shumë dashuri.
“Unë Xhonatanin e gjeta në det. Shpirtrat binjakë gjejnë njëri-tjetrin. U kuptuam dhe që nga ajo ditë nuk kemi qëndruar më pa njëri-tjetrin,” u shpreh ajo.
Megjithatë, e pyetur për plane për martesë, moderatorja theksoi se në këtë fazë të marrëdhënies ata nuk janë duke menduar për këtë.
“Per martesen është shumë herët për të folur, me rëndësi është se ka shumë dashni,” tha Roza.
-
Serbët shënojnë Vidovdanin në Gazimestan, Kurti: Ka rrezik për incidente
28 Qershor, 11:47 -
ide

"Preshi i fluturimit" në qiejtë e Tiranës me kullat e Ramës, po bie!
Nga Klodian Tomorri

Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!
Nga Enver Bytyçi

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128