
Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

6 Qershor 2025, 23:30 / SPORT
Rafael Leao ka thënë ‘po’ për kalimin e mundshëm te Bayerni.
Klubi bavarez ka rreth dy javë që po ndjek disa pista për rolin e sulmuesit të majtë, pas refuzimit që mori nga Florian Wirtz.
“Do të doja të rritem te një klub që luan në Champions League”, mësohet se është shprehur Leao.
Problemi që ka hasur Bayerni për portugezin është shifra e transferimit.
Milani do të kërkonte 100 milionë euro për sulmuesin anësor, i cili nuk dallohet për paraqitje konstante, por është një nga profilet më premtuese në Europë.
Igli Tare dhe trajneri Allegri besojnë te Leao. Ata duan ta kenë në qendër të projektit të ri te Milani, por mund të tundohen vetëm nëse Bayern pranon shifrën 100 milionë euro.

Pse të gjithë në PD janë në garë për 'bustin' e Berishës?
Nga Namir Lapardhaja
ide

Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik
Nga Lufti Dervishi

Ramështeti dhe Opozitëpengu!
Nga Neritan Vladi

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128