Liverpuli nuk ndalet për shpenzimet/ Kampionët e Anglisë kanë investuar pothuajse 250 milionë euro

25 Qershor 2025, 23:08 / SPORT ALFA PRESS

Liverpuli nuk ndalet për shpenzimet/ Kampionët e Anglisë

Kampionët e Anglisë, Liverpuli, vazhdojnë të mos “pyesin” shumë për shpenzimet që po bëjnë këtë periudhë, përderisa i kanë shtuar skuadrës si përforcim edhe Milos Kerkez. Hungarezi është tashmë një lojtar i ri i Liverpulit.

Gjithçka ka shkuar në vendin e vet, në një kohë që marrëveshja midis klubeve është finalizuar këto ditët e fundit. Kurse të martën janë kryer edhe procedurat finale për këtë transferim, në bazë të raportimeve që vijnë nga mediat angleze.

SHIFRAT E HUNGAREZIT – Sipas programit, vizitat mjekësore kanë përfunduar të martën me sukses dhe Kerkez ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në vitin 2030. Mbrojtësi i majtë vjen nga Burnemuth për një shumë që shkon deri në 46 milionë euro. Kerkez u transferua te Burnemuth në vitin 2023 nga AZ Alkmaar për gati 18 milionë euro. Në sezonin 2024, mbrojtësi hungarez luajti 41 ndeshje, duke shënuar madje edhe 2 gola dhe duke dhuruar 6 asiste.

Sipas “Transfermarkt”, vlera aktuale e mbrojtësit të majtë 21-vjeçar është 45 milionë euro. Kerkez, i sapoardhur nga një sezon me rritje të madhe te kuqezinjtë e Premier Ligës, është identifikuar nga klubi i “Anfield al për krahun e majtë. Sigurisht, edhe me qëllim rritjen e konkurrencës së brendshme dhe garantimin e zgjidhjeve të reja taktike, nga ana e trajnerit holandez, Arne Slot.

SHPENZIMET E VERËS – Duhet të theksohet se Kerkez është nënshkrimi i tretë i verës për Liverpulin. Përpara tij, klubi që u shpall kampion i Anglisë në sezonin e fundit, kishte firmosur me dy lojtarë nga Bajer Leverkusen: Zheremi Frimpong dhe Florian Virc. Ndërsa më parë që në gushtin e 2024-s, “Reds” kishin blerë edhe portierin gjeorgjian, Mamardashvili, për 29 milionë euro nga Valencia. Totali i shpenzimeve kap gati 246 milionë euro. E të mendosh që, ndoshta, nuk ka mbaruar me kaq…

 

Po ndodh...

OSZAR »