Portieri i skuadrës së Serisë A në telashe, rrezikon të pezullohet deri në katër vjet

28 Qershor 2025, 08:43 / SPORT ALFA PRESS

Portieri i skuadrës së Serisë A në telashe, rrezikon të

Portieri i Udinezes, Maduka Okoje, rrezikon një pezullim deri në katër vjet për mashtrim sportiv, pasi është zyrtarisht i referuar në komisionin disiplinor. 

Akuzat ndaj tij kanë të bëjnë me marrjen e qëllimshme të një kartoni të verdhë në minutën e 64-të, gjatë ndeshjes së Serie A mes Udineze dhe Lacios, e zhvilluar më 11 mars 2024. 

Okoje u ndëshkua për vonesa të lojës, në një moment kur skuadra e tij po kryesonte 2-1.  Autoritetet kanë sinjalizuar aktivitet të dyshimtë bastesh për këtë ngjarje, ku u vunë re fitime mbi 120 mijë euro,  ku koeficienti ishte 8 për marrjen e një kartoni të verdhë nga Okoje. 

Shumica e këtyre basteve u vendosën në provincat përreth qytetit të Udines. Portieri është nën hetim së bashku me tre miq të tij, përfshirë një pronar picerie në Udine, dhe tashmë është dërguar zyrtarisht në komisionin disiplinor. 

Akuzat ndaj tij janë më të rënda nga sa mendohej fillimisht, duke kaluar nga thjesht baste të parregullta në mashtrim sportiv – një vepër që mund të sjellë pezullim deri në katër vjet, nëse shpallet fajtor. 

Maduka Okoje, 25 vjeç, është portier i kombëtares së Nigerisë me 18 paraqitje dhe iu bashkua Udinezes nga Uatford në verën e vitit 2023. 

 

Po ndodh...

ide

OSZAR »