
Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

Në “Allianz Arena” po luhet finalja e këtij edicioni të Ligës së Kombeve, mes Portugalisë dhe Spanjës.
Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2, ndërsa fituesi do të përcaktohet pas kohës shtesë ose nëse do të jenë të nevojshme penalltitë.
Sfida nisi vrullshëm për të dy ekipet, por spanjollët kaluan të parët në avantazh në minutën e 21-të.
Pas një aksioni të shpejtë të spanjollëve dhe një topi të Lamine Yamal brenda zonës, Martin Zubimendi përfiton nga rrëmuja e krijuar dhe dërgon topin në rrjetë.
Avantazhi i Spanjës nuk do të zgjaste shumë, pasi portugezët barazuan shifrat me Nuno Mendes, pas pesë minutash.
Mbrojtësi 22-vjeçar bëri rolin e një sulmuesi të mirëfilltë dhe barazoi shifrat me një goditje shumë të bukur që përfundoi në portën e Unai Simon.
Në fund të pjesës së parë, spanjollët kaluan sërish në avantazh pasi një kundërsulmi të shpejtë dhe një asisti fantastic të Pedri-t për Oyarzabal dhe ky i fundit dërgon topin për herë të dytë në portën e Diogo Jota-s. 45 minutat e para mbyllen 1-2 për Spanjën.
Në minutën e 60-të, ishte radha e Cristiano Ronaldo për të shënuar dhe për të barazuar shifrat. Pas një kundërsulmi të bukur në krah, Nuno Mendez kroson brenda zonës, topi devijojet nga Le Normand dhe Cristiano Ronaldo që gjendej në kohën dhe në vendin e duhur, dërgoi topin në rrjetë.

Si Shqipëria ka instaluar "me ligj", farsat zgjedhore!
ide

SPAÇI, KRIMI QË NUK RESTAUROHET!


Ansambli i Shakaxhinjve të Berishës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128