
Hakerët sulmuan faqen online, Bashkia Tiranë: Pezullohet regjistrimi në çerdhe dhe kopshte

Faqja zyrtare e Bashkisë së Tiranë, Trana.al, u sulmua ditën e sotme nga hakerat iranianë dhe doli jashtë funksionit. Bëhet fjalë për rrjetin e hakerave “Homeland Justice”, të njëjtët që bënë sulmin e madh kibernetik në vitin 2022, ndaj shërbimeve shtetërore online në vendin tonë.
Ndërkohë, procesi i regjistrimit në çerdhe dhe kopshte, i cili ofrohet në faqen onlinë të Bashkisë është shtyrë për shkak të sulmit. Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve ka reaguar, duke bërë të ditur se është pezulluar regjistrimi deri në momentin që platforma do të jetë funksionale.
“Ju informojmë se për shkak një problematike të serverave të Bashkisë Tiranë, linku i Platformës së Aplikimeve për Regjistrimin e Fëmijëve në Çerdhet dhe Kopshtet Publike e-femijet tirana.al nuk është funksional. Në këtë kuadër procesi i aplikimeve do të pezullohet deri në momentin që platforma do të jetë funksionale. Në vijim do t'ju informojmë kur platforma do të jetë përsëri funksionale dhe mbi shtyrjen e afatit të aplikimeve”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve.
Prej orëve të para të paradites së kësaj të premte faqja zyrtare e Bashkisë së Tiranës është e paaeksesueshme. Ky sulm “paralizon” kështu punën në këtë institucion si dhe regjistrimin e fëmijëve në kopshte dhe çerdhe pasi ky proces kryhet online te faqja e Bashkisë dhe data e fundit e afatit është 22 qershor.
Sulmi i grupit iranian vjen në një kohë kur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në qeli dhe ky institucion është duke u drejtuar përkohësisht nga kryetarja e komanduar, Anuela Ristani.
ide

Suksesi ka shumë baballarë, dështimet janë jetime!


Vdekja nuk të bën as të mirë, as të keq
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128