Një shpërthim i fuqishëm trondit Vlorën, i vendoset eksploziv dyqanit të motorëve

25 Qershor 2025, 00:52 / AKTUALITET ALFA PRESS
Një shpërthim i fuqishëm trondit Vlorën, i vendoset

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë eksplozive ka tronditur qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme (24 qershor). Sipas informacioneve paraprake, eksplozivi është vendosur në një dyqan që tregton motorë.

Fatmirësisht, në momentin e ngjarjes në ambientet e biznesit nuk ndodhej asnjë person, duke shmangur kështu dëmtimet në njerëz.

Zhurma e shpërthimit është dëgjuar në një pjesë të madhe të qytetit, duke shkaktuar panik te banorët përreth.

Menjëherë pas ngjarjes, forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën. Grupi hetimor po punon për të mbledhur prova dhe për të identifikuar autorët e mundshëm të sulmit.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa nuk përjashtohet pista e një akti kriminal i qëllimshëm.

Po ndodh...

ide

OSZAR »