
Operacioni “Ura”, sekuestrohen pasuria e Visit të Pojës dhe të tjerë, në vlerën 12 milionë milion euro

Ndërkohë që SPAK vijon hetimet lidhur me operacionin ura, janë sekuestruar me kërkesë të SPAK disa prona të cilat arrijnë vlerën e rreth 12 milionë euro në zonën e Durrësit.
10 prej pasurive te sekuestruara janë prona të Elvis Doçit dhe familjareve te tij. Elvis Doçi i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”, i cili i shpëtoi arrestimit, ndodhet në arrati.
“Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.36 të datës 20.05.2025 vendosi sekuestrimin e disa pasurive të lidhura me personat nën hetim, të përfshirë në veprimtari kriminale. Ky vendim është ekzekutuar më datë 21.05.2025.
Pas kësaj, Prokuroria e Posaçme vijoi hetimet intensive dhe zbuloi edhe pasuri të tjera të lidhura me subjektet nën hetim. Përmes vendimit nr.39 të datës 20.06.2025, Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme dhe vendosi sekuestrimin e tyre. Vendimi u zbatua nga hetuesit financiarë të Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit më datë 27.06.2025. Këto pasuri janë marrë nën administrimin e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme”,-thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme.
Pasuritë e sekuestruara ndodhen në qytetin e Durrësit dhe përfshijnë:
Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 282.5 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 248 m2, e cila rezulton në pronësi të shtetasve E.Z. në ½ pjesë dhe K.J. në ½ pjesë (pasuri e lidhur me subjektin e procedimit pasuror E.Z.), me vendodhje në Durrës.
Pasuria e llojit ndërtesë, me sipërfaqe 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k (me ortak shtetasin N.SH., person i lidhur me subjektin e procedimit pasuror J.D.), Durrës;
Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 291 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;
Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 205 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;
Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës
Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës;
Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës;
Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës.
Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës;
Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;
Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 300 m2, me adresë Rruga Plazh/10 Durrës e regjistruar ne emer te N. Sh.;
Pasuria me sipërfaqe 197 m2, lloji i pasurisë Njësi, ndodhur në Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);
Pasuria me sipërfaqe 135 m2, lloji i pasurisë Njësi, ndodhur në Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);
Pasuria e llojit “bodrum”, me sipërfaqe totale 20 m2, Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);
Pasuria me sipërfaqe 70 m2, Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);
Pasuria me sipërfaqe 34 m2, Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);
Pasuria me sipërfaqe 29 m2, Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);
Pasuria me sipërfaqe 867.13 m2, nga të cilat 867.13 m2 truall dhe 300 m2 ndërtesë, ndodhur në Durrës, Currila;
Pasuria e llojit truall, ndodhur në Durrës, Currila, me sipërfaqe 500 m2, në pronësi të shtetasve B.D. dhe D.D., persona të lidhur (familjarë) me subjektin e procedimit pasuror E.D.;
Pasuria ndodhur në Durrës, Currila, e llojit truall me sipërfaqe 617.6 m2 nga të cilat ndërtesë 54.52 m2, në pronësi ta shtetasve B.D. dhe D.D., persona të lidhur (familjarë) me subjektin e procedimit pasuror E.D.;
Pasuria ndodhur në Durrës, Currila, e llojit truall me sipërfaqe 87 m2, dhe ndërtesë 52 m2, në pronësi të shtetasve B.D. dhe D.D., persona të lidhur (familjarë) me subjektin e procedimit pasuror E.D.;
Hetimet u kryen në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore mes SPAK, Prokurorisë së Barit, Drejtorisë së Antimafias, me mbështetjen e Eurojust.
ide


Djali i Skënderit dhe vajza e Gjergj Lucës!

Ivanka në Vlorë, çorodit berishistët-trampistë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128