
Rritet përdorimi i drogës në vend, mjekët: Më shumë raste gjatë verës dhe fundjavave

Numri i përdoruesve të drogës në ka arritur në rreth 80 mijë, sipas të dhënave zyrtare, por ekspertët vlerësojnë se shifra reale mund të jetë edhe më e lartë.
Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Drogës, shefi i Shërbimit të Toksikologjisë në QSUT, Dr. Andrin Tahiri, shprehet se gjatë muajve të verës shtohet abuzimi me substanca, veçanërisht në kombinim me alkoolin.
“Përdorimi i drogës shpesh lidhet me probleme personale, si stresi apo vështirësitë ekonomike,” – thotë mjeku, duke shtuar se fundjavat sjellin më shumë raste të urgjencave në QSUT, nga çrregullime të ritmit kardiak deri në raste të rënda si arrestet kardiake.
Një tjetër problematikë është mungesa e një qendre shtetërore rehabilitimi për personat që duan të ndalojnë përdorimin e substancave narkotike. “Zinxhiri i trajtimit këputet në mes,” – thekson Dr. Tahiri.

SHBA e ka me Ramën dhe Berishën
ide

Ivanka në Vlorë, çorodit berishistët-trampistë!

Donald Trump Show

Fytyra e huaj e një “shtëpie”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128