Shkodër/ Mjeti humb kontrollin dhe përplaset me një motor, plagoset i mituri

27 Qershor 2025, 17:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shkodër/ Mjeti humb kontrollin dhe përplaset me një motor,

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, ku një automjet ka humbur drejtimin dhe ka dal nga rruga, duke përplasur një motor me të cilin udhëtonte një i mitur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 të ditës së sotme, ku mjeti që drejtohej nga personi me inicialet GJ. N është përplasur me motorin.

‘Vau i Dejës/ Rreth orës 15:30, në Bushat, Vau i Dejës, shtetasi Gj. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka përplasur motomjetin me drejtues një të mitur 16-vjeçar. Si pasojë është dëmtuar një i mitur 16-vjeçar, pasagjer në motomjet, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Po ndodh...

ide

OSZAR »