
A do e mbështes SHBA Izraelin në konfliktin me Iranin? Përgjigjet Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të shkurtër përpara gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë lidhur me tensionet në Lindjen e Mesme.
Gjatë fjalës së tij, Trump shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë lidhur me mundësinë e përfshirjes së SHBA-së në konfliktin e Iranit me Izraelin.
“Nuk mund ta them këtë”, u shpreh ai, duke shtuar me stilin e tij karakteristik: “Mund të veproj, mund edhe të mos veproj. Askush nuk e di çfarë dua të bëj. Ajo që mund të them është se Irani ka shumë probleme dhe dëshiron të negociojë.”
Presidenti amerikan përsëriti një qëndrim që e ka theksuar disa herë ditët e fundit, duke pretenduar se “Teherani duhet të kishte treguar më shumë vullnet për negociata përpara sulmit të Izraelit.”
Trump zbuloi gjithashtu se negociatorë iranianë kanë lënë të kuptohet se “mund të vijnë në Shtëpinë e Bardhë” për bisedime, ndonëse e cilësoi si një proces “të vështirë”. Ai nuk dha një përgjigje të qartë nëse do të ketë një takim të tillë, duke i lënë të gjitha opsionet të hapura.
Në vijim, presidenti amerikan deklaroi se nuk është i sigurt “se sa do të zgjasë konflikti”, duke theksuar se mbrojtja ajrore e Iranit është thuajse e shkatërruar. “Dy fjalë të thjeshta: dorëzim pa kushte”, tha ai prerazi. “Jam lodhur.”
ide

Rezultatet e Maturës Shtetërore 2025, fiktivitet dhe jo përmirësim

Suksesi ka shumë baballarë, dështimet janë jetime!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128