
Çfarë duhet të dini rreth udhëheqësit misterioz të Iranit, Ali Khamenei

Ndoshta keni parë këtë javë lajmet se Izraeli kishte planifikuar të vriste liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, para se SHBA-ja të ndërhynte.
Donald Trump paralajmëroi gjithashtu në rrjetet sociale se e di “saktësisht ku fshihet ai që quhet ‘Lideri Suprem’.”
Por kush është Khamenei? Dhe pse Izraeli do të godiste atë?
Ali Khamenei është kreu i shtetit të Iranit dhe ka qenë në këtë rol për më shumë se tri dekada. Titulli i tij e vendos mbi presidentin Masoud Pezeshkian, duke e bërë liderin më të fuqishëm fetar dhe politik të vendit.
Përveç pushteteve të gjera në qeverisje, Khamenei drejton edhe regjimin fetar të ashpër që mori kontrollin e Iranit pas revolucionit islamik të vitit 1979.
Në atë kohë, një kryengritje popullore rrëzoi monarkinë iraniane të udhëhequr nga Shah Reza Pahlavi dhe vendosi në vend të saj një republikë fetare.
Që atëherë kanë qenë vetëm dy liderë supremë, të dy të zgjedhur nga Asambleja e Ekspertëve të Iranit. Titulli "Ajatollah" i referohet një kleriku të lartë në islamin Shia.
Si lider suprem, Khamenei është komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së vendit, çka mund të shpjegojë pjesërisht pse Izraeli e sheh atë si një objektiv.
Duke qenë se Irani është një regjim autoritar, populli iranian praktikisht nuk ka të drejtë vote në zgjedhjen e liderit të tyre.
Disidenca, duke përfshirë edhe kritikën ndaj Khameneit në rrjetet sociale, mund të çojë në burgim.

Donald Trump ka vënë një bast të madh
ide


Akademia politike e PS, një shaka e madhe

Rezultatet e Maturës Shtetërore 2025, fiktivitet dhe jo përmirësim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128