
Gjermania pezullon përkohësisht bashkimet familjare

Parlamenti gjerman ka miratuar një ligj të ri që pezullon për dy vite bashkimet familjare për refugjatët që nuk kanë status të plotë azili. Lajmi u bë i ditur nga Deutsche Welle.
Vendimi prek ata që kanë marrë të ashtuquajturën “mbrojtje plotësuese” një formë mbrojtjeje që u jepet personave që nuk plotësojnë kushtet për azil, por që gjithsesi nuk mund të dëbohen për shkak të rrezikut në vendin e origjinës.
Projektligji u propozua nga Ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt nga Unioni Kristiansocial (CSU) dhe u miratua me 444 vota pro dhe 135 kundër në Bundestag, dhoma e poshtme e parlamentit.
Kjo është një përpjekje e qeverisë së Kancelarit Friedrich Merz për të ashpërsuar politikat e imigracionit. Edhe partia e ekstremit të djathtë, AfD, e mbështeti këtë nismë.

SHBA e ka me Ramën dhe Berishën
ide

Ivanka në Vlorë, çorodit berishistët-trampistë!

Donald Trump Show

Fytyra e huaj e një “shtëpie”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128