
Gjermania: Programi bërthamor iranian i kompromentuar rëndë nga sulmet

Pjesë të mëdha të programit bërthamor të Iranit janë kompromentuar pas sulmeve amerikane gjatë natës, tha sot zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius – pas një takimi të Kabinetit të Sigurisë – të kryesuar nga kancelari Friedrich Merz.
“Megjithatë, një vlerësim i saktë i dëmeve të sulmeve ajrore amerikane do të jetë i mundur në një datë të mëvonshme”, tha Kornelius pas konsultimeve të Kabinetit të Sigurisë.
Merz pritet të bisedojë sot me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer lidhur me konfliktin në rritje midis Izraelit dhe Iranit.
Kancelari Merz dhe ministrat e Kabinetit të Sigurisë do të koordinohen ngushtë me partnerët e tyre në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për hapat e mëtejshëm gjatë gjithë ditës”, shtoi zëdhënësi.
Merz përsëriti thirrjen e tij ndaj Iranit për të hyrë në negociata të menjëhershme me SHBA-në dhe Izraelin dhe për të gjetur një zgjidhje diplomatike për konfliktin.
SHBA-ja sulmoi gjatë natës – përkrah Izraelit – objektet kryesore të pasurimit bërthamor të Iranit – të cilat sipas presidentit të SHBA-së Donald Trump – ishin shkatërruar plotësisht. Objektivat përfshinin vendin nëntokësor të pasurimit të uraniumit “Fordow”.

Donald Trump ka vënë një bast të madh
ide

Akademia politike e PS, një shaka e madhe

Rezultatet e Maturës Shtetërore 2025, fiktivitet dhe jo përmirësim

Suksesi ka shumë baballarë, dështimet janë jetime!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128