
Guterres reagon pas komenteve të Trump: Mos e ndërkombëtarizoni më tej konfliktin Iran-Izrael! Çdo ndërhyrje ushtarake mund të ketë pasoja të mëdha

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje kundër “ndërkombëtarizimit të mëtejshëm” të konfliktit Iran-Izrael.
Ai ka paralajmëruar se ndërhyrjet e reja ushtarake mund të kenë pasoja të rënda jo vetëm për rajonin, por dhe më gjerë.
“Çdo ndërhyrje ushtarake shtesë mund të ketë pasoja të mëdha, jo vetëm për palët e përfshira, por për të gjithë rajonin dhe për paqen e sigurinë ndërkombëtare në përgjithësi,” tha Guterres në një deklaratë zyrtare të shpërndarë sot.
Komentet e tij vijnë në një kohë kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thuhet se po përgatitet të përdorë asetet ushtarake amerikane për të goditur objektet bërthamore iraniane.
“Mund ta bëj, mund të mos e bëj,” deklaroi Trump sot, kur u pyet për mundësinë e një sulmi amerikan ndaj Iranit.
ide

Rezultatet e Maturës Shtetërore 2025, fiktivitet dhe jo përmirësim

Suksesi ka shumë baballarë, dështimet janë jetime!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128