Një tërmet i fortë godet Tajvanin, sa ishte magnituda

11 Qershor 2025, 14:06 / BOTA ALFA PRESS

Një tërmet i fortë godet Tajvanin, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë gjashtë gradë sipas shkallës Rihter goditi sot rajonin kinez të Tajvanit, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Reuters raporton se sipas Agjencisë Meteorologjike të Tajvanit, magnituda e tërmetit ishte 6.4 dhe se tërmeti u regjistrua në brigjet lindore të Tajvanit.

EMSC tha se tërmeti u regjistrua në orën 13:00, ose 19:00 sipas kohës lokale, në një thellësi prej 29 kilometrash, 127 kilometra në lindje-verilindje të Taichung dhe 59 kilometra në jug-juglindje të Hualien.

Për momentin nuk ka informacione për viktima apo dëme të mundshme.

Po ndodh...

OSZAR »