Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe: Nuk duhet të mësohemi me luftën! Armët e avancuara janë tundime që duhet t’i refuzojmë

18 Qershor 2025, 19:34 / BOTA ALFA PRESS

Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe: Nuk duhet të mësohemi

Papa Leon XIV ka bërë sot një thirrje të fuqishme për paqe në të gjitha zonat e përfshira nga lufta, gjatë audiencës së përgjithshme të mbajtur të mërkurën në Vatikan.

Duke iu drejtuar besimtarëve, Ati i Shenjtë u shpreh me tone të forta emocionale:

“Zemra e Kishës copëtohet nga britmat që ngrihen nga frontet e luftës, veçanërisht nga Ukraina, Irani, Izraeli dhe Gaza.”

Në vijim, Papa theksoi se lufta nuk duhet të bëhet një realitet i pranueshëm:

“Nuk duhet të mësohemi me luftën. Përkundrazi, duhet të refuzojmë, si tundim, armët e fuqishme dhe më të avancuara.”

Duke cituar paraardhësit e tij, ai u bëri apel udhëheqësve botërorë që të veprojnë në frymën e paqes dhe të drejtës ndërkombëtare:

“Në emër të dinjitetit njerëzor dhe të së drejtës ndërkombëtare, u kujtoj përgjegjësve – ashtu siç thoshte Papa Françesku – se lufta është gjithmonë një humbje. Dhe se, siç kishte thënë Papa Piu XII, me paqen nuk humbim asgjë, ndërsa me luftën mund të humbasim gjithçka.”

Thirrja e Papës vjen në një moment kur disa rajone të botës ndodhen në përshkallëzim të rrezikshëm të konflikteve dhe krizat humanitare po thellohen dita-ditës.

 

Po ndodh...

OSZAR »