Trump: Kam gjetur blerës për TikTok, do të zbulohet brenda dy javësh

29 Qershor 2025, 18:26 / BOTA ALFA PRESS

Trump: Kam gjetur blerës për TikTok, do të zbulohet brenda dy

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se është gjetur një blerës për platformën TikTok, mes një grupi që ai e përshkroi si “njerëz shumë të pasur”. Lajmi u bë publik të dielën në një intervistë për emisionin Sunday Morning Futures në rrjetin Fox News.

“Kemi një blerës për TikTok,” u shpreh Trump, pa dhënë më shumë detaje, duke shtuar se më shumë informacion do të bëhet publik brenda dy javësh.

Kujtojmë se SHBA ka vendosur një afat për shitjen e TikTok, i cili skadon më 17 shtator, në kuadër të shqetësimeve të administratës amerikane për sigurinë kombëtare dhe mbledhjen e të dhënave nga aplikacioni në pronësi kineze.

Ndërkohë, Trump komentoi edhe mbi negociatat tregtare me Kanadanë, duke deklaruar se bisedimet janë pezulluar përkohësisht, deri në heqjen e disa tarifave të vendosura nga Otava ndaj produkteve amerikane.

“Nuk do të ketë përparim derisa Kanadaja të heqë tarifat e padrejta ndaj mallrave tona,” theksoi presidenti amerikan.

 

OSZAR »