
Bombardimet në Iran, Kurti përkrah SHBA-së: Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me sulmin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Iranit.
Në një postim në Facebook të dielën, Kurti ka thënë se siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore që vënë në rrezik gjithë njerëzimin.
“Posaçërisht kur shtete autoritare zhvillojnë programe për pajisje me armatim nuklear, kjo çështje bëhet urgjente dhe alarmuese”, ka thënë ai.
Ka theksuar se Republika e Kosovës përkrah qëndrimin e SHBA-së dhe të Bashkimit Evropian rreth programit të Iranit për t’u pajisur me armë nukleare.
Kurti ka deklaruar se SHBA-ja është aleati kryesor i Kosovës, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special.
“Republika e Kosovës është e përcaktuar fuqishëm në mbrojtje të vlerave demokratike dhe euro-atlantike. ShBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur”, ka thënë ai.
SHBA-ja ka sulmuar tri objekte bërthamore në Iran. Presidenti amerikan Donald Trump, në një adresim publik, e ka quajtur këtë sulm si “sukses të madh ushtarak”. Ai ka paralajmëruar se do të vazhdojë sulme ndaj objekteve tjera nëse Irani nuk bën paqe.
Agjencia Botërore për Energji Atomike ka thënë se aktualisht nuk ka rritje të nivelit të rrezatimit jashtë tri objekteve që janë goditur nga SHBA-ja. Zyrtarët iranianë kanë mohuar pretendimet e Trumpit se objektet nukleare janë shkatërruar.

Donald Trump ka vënë një bast të madh
ide


Akademia politike e PS, një shaka e madhe

Rezultatet e Maturës Shtetërore 2025, fiktivitet dhe jo përmirësim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128