
“Analiza, në shtator”, Luan Baci: Po të mos ishte Berisha, PD nuk merrte as 10 deputetë

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi tha në studion e MCN Live se Rama e ka ndryshuar vullnetin e qytetarëve para datës së zgjedhjeve dhe nuk ka pritur ta bëjë këtë në kutinë e votimit, paçka se ka pasur shtrembërim dhe problematika të shumta më 11 maj.
Duke vijuar Baçi tha se numëruesit e komisionerët kanë qenë në lartësinë e detyrës pavarësisht indimidimeve dhe presioneve që i janë bërë.
Rama dhe kjo mazhorancë me gjithë shtetin e kanë ndryshuar vullnetin e qytetarëve para datës së zgjedhjeve dhe nuk ka pritur në kutinë e votimit. Por në kutinë e votimit gjatë ditës së votimit ka pasur shtrembërim të theksuar të mënyrës si është votuar. Ky rinumërim nxjerr në pah, gjithë problematikat që kanë qenë ditën e votimit. Kanë qenë të shumta, por jo përcaktuese për rezultatin dita e votimit. Ka qenë shtrembërim i madh që në mëngjes.
Për mua numëruesit dhe komisionerët e PD kanë qenë në lartësinë e detyrës. Flas për numëruesit e PD se kanë qenë në presion. Kanë qenë të intimiduar në shumë raste.
Kjo qe dhe arsyeja pse nxorën urdhrin që asnjë deputet të mos afrohet pranë qendrës së votimit.
Baçi tha se drejtuesit politikë në qarqe duhet të mbajnë përgjegjësi dhe se analiza për humbjen me shumë gjasa do nisë në shtator.
Drejtuesi politik të gjithë qarqeve kanë përgjegjësinë kryesore, e përsëris sa herë të më pyesin. Drejtuesit politik kishin kompetencat dhe për të bërë listat, dhe për të drejtuar dhe për të ndarë zona. Duke qenë njerëzit kompetencat që, nëse ne do ishim fitues, do të ishin ata që ishte qeveria e ardhshme. Siç do kishe privilegjet duhet të kesh përgjegjësi. Këtu nuk dalloj asnjë ,as Bardhin, as Boçin në Shkodër, as Bylykbashin në Durrës. Performanca në Shkodër e Durrës ishte më e mirë se në qarqet e tjera. Ishim dobët. Ishte rezultat që dhe unë jam skandalizuar. Arsyet janë nga më të shumta.
Sido të ishte organizmi, kushdo të ishte nën drejtimin nuk mendoj se do të kishte diferencë të madhe. Nëse u morën 4 deputetë mund të merrnin 5 apo 6 kjo nuk e e zgjidhte problemin. Vota është blerë jashtë kutisë së votimit.
6 muaj më parë Balluku në Fier solli 400 punonjës administrate që ishin në Fier pavarësisht s paguheshin me paratë e shtetit. Kanë transferuar dhe gjendjen civile. Flas për punonjës administrate që mbulonin zona të caktuara në qarkun e Fierit.
Berisha nuk hyn tek drejtuesit që disa i ka afër dhe disa larg. Është i baraslarguar, shtetar. Komunikimin e kam, por nuk e quaj veten njeri shumë të afërt. I sheh të gjithë në të njëjtin pozicion. PD do të hyjë në një analizë. Besoj në shtator, pasi të mbarojë denoncimi i kësaj farse. Do të jenë strukturat që do mblidhen dhe do marrin vendime.
Sipas Baçit, po të mos ishte Berisha në krye të kësaj fushate PD nuk merrte as 10 deputetë.
Po të mos ishte Berisha në krye të kësaj fushate ne nuk do të kishim as 10 deputetë. PD shkrihej.
ide


Djali i Skënderit dhe vajza e Gjergj Lucës!

Ivanka në Vlorë, çorodit berishistët-trampistë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128