Bardhi e përmendi në Kuvend, i përgjigjet Zegjine Çaushi: O Gazo, të dogji xhani për mua në këtë vapë?

16 Qershor 2025, 18:15 / POLITIKË ALFA PRESS

Bardhi e përmendi në Kuvend, i përgjigjet Zegjine Çaushi:

Deputetja e re e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka reaguar pasi Gazment Bardhi e përmendi në seancën plenare të Kuvendit. 

Çaushi publikoi një videomesazh ku ironizon kreun e grupit parlamentar të PD-së.

“O Gazo, o heroi i PD-së! Tu dogj xhani për mua o yll?”, thotë ajo mes ironisë, duke shtuar se në këtë vapë të qershorit Bardhi "po kërkon pak vëmendje" – të cilën ajo thotë se ia jep me dëshirë.

Në videon e postuar në Instagram, Çaushi i përmend Bardhit edhe situatën pas rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit në Fier, duke i kujtuar “trishtimin” që, sipas saj, i ka shkaktuar marrëdhënieve të Bardhit me Berishën.

“Baba Bufi jeton vetëm për të të parë ty rrugëve, duke u hequr zvarrë o lumëmadh,” shton ajo në një pasazh që ka ndezur rrjetet.

Në fund, Çaushi lëshon edhe një “paralajmërim” thumbues për shtatorin: 

“Do jemi bashkë për 4 vjet. Po të la Baba Bufi, se ndoshta të kërkon dorëheqjen që t’ia lësh vendin Gentit.”

 

 

Po ndodh...

OSZAR »