
Berisha thirrje deputetët të PS që dolën nga zgjedhjet e 11 majit: Mos hajdeni në parlament, nuk ka vend për ju!


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj përbërjes së re të parlamentit pas zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar atë si “parlamentin e karteleve të drogës”. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se me deputetët e “partisë së krimit” kishte vetëm një fjalë: “Nuk përfaqësoni popullin, përfaqësoni kartelet e drogës dhe krimin në Shqipëri. Ju vend në parlament nuk keni!”
Berisha kërkoi dorëzimin e mandateve nga ana e deputetëve të rinj dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja, duke e cilësuar të gjithë procesin si të manipuluar. Ai përmendi konkretisht rastin e fletëve të votimit pa firma, për të cilat u shpreh se të gjitha votat i mori vetëm një person, “famozja Sara Mile”.
“Kanë ndodhur gjëra që ndoshta Treni Bullgar është thjesht njëri komponent, pasi duket se ka pasur ndërhyrje edhe më të mëdha,” deklaroi Berisha, duke iu referuar të dhënave për manipulime të mëdha elektorale.
Ai përmendi emra konkretë si Elvis Doçi, Xhevdet Troplini, Fatmir Troplini dhe të tjerë, për të cilët tha se janë përfaqësues të kartelit të drogës “Troplini”, si dhe të tjerë nga Durrësi dhe Elbasani, duke përfshirë emrin e njohur të Suel Çelës.
“Pra, vijnë baronët e drogës. Kjo është e vërteta e parlamentit që vjen,” VIJOIBerisha deklaratën e tij, duke theksuar se opozita nuk do të ndalet në betejën për votën e lirë dhe përfaqësimin real të qytetarëve.
Me deputetët e partisë së krimit kisha vetëm një fjalë: nuk përfaqësoni popullin, përfaqësoni kartelet e drogës dhe krimin në Shqipëri.
Ju vend në parlament nuk keni! kaq
Dorëzoni mandatet, të bëhen zgjedhje dhe kjo është e gjithë puna.
A e pe ti se çfarë bëhet?
Të gjitha votat në fletët pa firma i merrte vetëm një person që quhet famozja Sara Mile. E kuptuat pra.
Kanë ndodhur gjëra që ndoshta Treni Bullgar është thjesht njëri komponent se duket se ka pasur dhe ndërhyrje të tjera shumë më të mëdha.
E thashë në fjalën e parë që mbajta, aty në parlament vjen Elvis Doçi, Xhevdet Troplini, Fatmir Troplini, vjen Poja, vjen karteli i drogës Troplini.
Në parlament vjen karteli i drogës i Gjushit, Shqopës, etj me radhë.
Në parlament vjen karteli i heroinës dhe kokainës i Elbasanit, Suel Çela me lejtnantët e vet.
Pra, vijnë baronët e drogës.
Kjo është e vërteta e parlamentit që vjen.

Donald Trump ka vënë një bast të madh
ide

Akademia politike e PS, një shaka e madhe

Rezultatet e Maturës Shtetërore 2025, fiktivitet dhe jo përmirësim

Suksesi ka shumë baballarë, dështimet janë jetime!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128