
Gara për zgjedhjen e kreut të BKH, Berisha: Rama nuk e lëshon atë vend, ka piketuar Çakot...!

11 Qershor 2025, 13:13 / POLITIKË

Kryedemokrati Sali Berisha, ka komentuar kandidaturat për postin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku tha se sipas tij ai do emërohet nga kryeministri Edi Rama.
“Aty janë futur disa emra për të dalë ndonjë Çako apo si Çako”, tha Berisha, duke iu referuar Haki Çakos, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë.
Kreu i PD ironizoi edhe Ardi Veliun, për të cilin tha se nuk ka kandiduar, pasi ka qenë kandidat rezervë.
Berisha: Të loboj cilido, ai do emërohet nga Edi Rama. Aty janë futur disa emra për të dalë ndonjë Çako apo si Çako. Nuk e lëshon atë vend ai. Ardi Veliu ka garuar për këtë vend? Jo, s’ka garuar se ka qenë rezervë ai.

"E keqja Rama apo e keqja Berisha"/ Ku gabon Bushati dhe Kajsiu
Nga Roland Lami
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128