Mbaruan punë me pazarin për 2025-ën, Gjiknuri: Jemi gati të nisim ndryshimin e Kodit Zgjedhor në shtator!

23 Qershor 2025, 17:51 / POLITIKË ALFA PRESS
Mbaruan punë me pazarin për 2025-ën, Gjiknuri: Jemi gati të

Me nisjen e sezonit të ri parlamentar, pritet të nisë menjëherë puna dhe për Reformën Zgjedhore. Duket se pas pazarit të radhës Rama-Berisha korrikun e kaluar, ku PS dhe PD bashkuan votat për të blinduar Kodin Zgjedhor të vitit 2008, mazhoranca më në fund, (Pasi kreu punë me zgjedhjet e 2025-ës), është detyruar që të pranojë ndryshimin e këtij Kodi të vërtetuar "kriminal" dhe që nuk lejon zgjedhje ku shqiptarët ti zgjedhin vetë deputetët.Kodi i ri Zgjedhor tashmë është një kusht nga BE për procesin e Integrimit.

Ndaj mazhoranca, siç pranon dhe Damian Gjiknuri, është e gatshme për ngritjen e një komisioni të posaçëm gjithëpërfshirës për amendimet në Kodin Elektoral për rekomandimet e kërkuara nga OSBE/ODIHR, por siç kërkohet dhe grupkapitullin e parë të negocimit. “Në bashkëbisedimin me grupet parlamentare do të krijohet një komision i përbashkët siç është bërë dhe herët e tjera”, tha Gjiknuri. Rinumërimi i votave për 4 qarqe po dëshmon se komisionerët e partive politike jo në pak raste e kanë numëruar vullnetin e qytetarëve, sipas orekseve të subjekteve që i kanë zgjedhur.

Ndaj Gjiknuri sheh si domosdoshmëri shkuarjen drejt depolitizimit të komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta. “Mosbesimi i hapur i shfaqur nga PD për komisionerët e saj, mendoj që ai duhet të jetë rekomandimi bazë i parë të bëhet nga personel teknik. Ai që shkel kodin zgjedhor, atij duhet t’i kushtojë dhe vendi i punës”, tha Gjiknuri.

Për të shmangur çdo manipulim e tejzgjatje të nxjerrjes së rezultatit, një tjetër ndryshim që Gjiknuri kërkon të ndërmerret me dakordësi politike, është shkuarja drejt votimit elektronik.

 “Ajo që do të dëshmonte çdo debat përkundër asaj që kishte kërkuar opozita në vazhdimësi përsa i përket numrimit elektronik, ata i’u kthyen metodës tradicionale, ku fatkeqësisht edhe atë metodë nuk e besojnë dhe kërkojnë rinumërimin”, tha Gjiknuri. A është tabu për shumicën të ndryshojë sistemin zgjedhor?

“Jemi të hapur për të diskutuar me palët e tjera kush mund të jetë mekanizmi më i mirë i përfaqësimit në raportin e listës së hapur dhe të mbyllur”, tha ai. Edhe pse vetë bëri një betejë të fortë në listë të hapur, Gjiknuri nuk mendon se formula e renditjes së kandidatëve në dy lista është e padrejtë, ndërsa sqaron se ky gjithsesi ishte propozim i Partisë Demokratike.

Ndërsa për rikthimin tek koalicionet tradicionale, siç këmbëngulin demokratët, Gjiknuri është më i prerë. Bashkëkryetari socialist i disa komisioneve bipartizane të reformës zgjedhore komenton dhe akuzat e opozites për farsë elektorale.

“Opozita ka përsëritur vetveten, s’ka zgjedhje që ka pranuar humbjen. Dhe kur kishte qeverinë teknike i kontestoi. Pranimi i rezultatit është thelbi krizave dhe polarizimit politik”, shtoi ai. Por a do të ketë zgjedhje edhe në Bashkinë e Tiranës në vjeshte kur mendohet se do të ketë zgjedhje të pjesshme për Bashkitë e Beratit, Tepelenës e Matit?

“Nuk di ta them. Partia Socialiste do të jetë gati sa herë do dekretohen data zgjedhjesh në çdo territor të bashkive”, pohoi ai.

Po ndodh...

ide

OSZAR »