Ilir Meta kërkon sot lirinë në GJKKO, por SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni

20 Qershor 2025, 11:01 / POLITIKË ALFA PRESS
Ilir Meta kërkon sot lirinë në GJKKO, por SPAK i zbulon një

Në GJKKO mbahet sot në orën 11:30 seanca për Ilir Metën, i cili kërkon zbutje të masës së sigurisë.

Ndërkohë sipas burimeve, nga hetimet e SPAK mësohet se është zbuluar një tjetër episod korrupsioni qe i atribuohet ish-çiftit Meta-Kryemadhi.

Bëhet fjalë për një kartë tjetër bankare që rezulton se është përdorur për blerje dhe shpenzime të ndryshme.

Po sipas burimeve karta bankare i është vënë në dispozicion Kryemadhit dhe Metës nga biznesmeni Adrian Shatku.

Nga hetimet paraprake më herët u zbulua një kartë tjetër “ amerikan ekspres” që ishte përdorur dhe vënë në dispozicion nga i njëjti biznesmen.

Po ashtu sipas burimeve, SPAK pritet të saktësojë për Metën episodin mbi akuzën e lobimit të ish-LSI, pasi nga letërporositë janë zbuluar të dhëna të reja mbi pagesat dhe kontratën.

OSZAR »