“Shqetësohuni kur Gramozi të mos jetë më në këtë oborr!”/ 34-vjetori i PS, Rama batuta me socialistët: Zysh Arta nuk më ndahet!

19 Qershor 2025, 20:23 / POLITIKË ALFA PRESS

“Shqetësohuni kur Gramozi të mos jetë më në
Kryeministri Edi Rama, nuk i ka kursyer batutat me socialistët e pranishëm në selinë rozë me rastin e 34-vjetorit të krijimit të PS, (Po e feston pas një jave), ku përmendi Arta Daden dhe Gramoz Ruçin.

Teksa falenderoi të pranishmit, Rama u ndal te Dade, për të cilën u shpreh se nuk i ndahet asnjëherë, ndërsa i tha: “zyshe, shyqyr që të kemi”.

Kreu i PS u ndal dhe te Gramoz Ruçi, që siç Rama tha është i pranishëm në çdo event, dhe kjo sipas tij është shenjë që PS është në rrugën e duhur.

“Edhe shokun Gramoz, që sa kohe që do ta shoh këtu, jam i sigurte që partia është në rrugën e duhur. Shqetësohuni në ditën kur do mungoj Gramozi në këtë oborr, por atëherë nuk do jem as unë, kështu që shihni e bëni”, tha Rama.

Kryeministri përmendi dhe Frok Çupin me Ylli Rakipin, ku për këtë të fundit u shpreh duke thënë: Të falenderoja për praninë, jemi shumë të qartë që nuk je me ne. Pavarësisht se mund të rrish me Filip Çakullin, prape se prapë nuk bëhesh me ne.

Rama: Për të mos u zgjatur, se nuk është as kongres, as asamble, por është ditëlindje. Dua të falënderoj të gjithë ata që janë këtu sot, të ftuar, më zunë sytë dy, nga Frok Çupi te Ylli Rakipi.

Froku është më afër tribunës, Rakipi është komplet larg, si për të thënë që unë erdha, por unë nuk jam me ju. Ylli e dimë që nuk je me ne, por mos rri aq i distancuar se dukesh si ata që rrinë si në hije. Po të falenderoja për praninë, jemi shumë të qartë që nuk je me ne.  Pavarësisht se mund të rrish me Filip Çakullin, prape se prapë nuk bëhesh me ne.

Dua të falënderoj të gjithë ata që janë këtu përpara meje, dhe që janë gjithmonë të pranishëm në këto sebepe, edhe këtu dy ekstreme do marrë, zysh Artën që nuk më ndahet. Zyshe, shyqyr që të kemi. Edhe shokun Gramoz, që sa kohe që do ta shoh këtu, jam i sigurte që partia është në rrugën e duhur. Shqetësohuni në ditën kur do mungoj Gramozi në këtë oborr, por atëherë nuk do jem as unë, kështu që shihni e bëni.

 

OSZAR »