Çështja Niko Uilliams, një nënshkrim me tri “viktima”

30 Qershor 2025, 13:44 / SPORT ALFA PRESS

Çështja Niko Uilliams, një nënshkrim me tri

Barcelona e befasoi tregun, duke negociuar për të dytën verë radhazi me Niko Uilliams.

Kjo u iniciua nga sulmuesi i Bilbaos dhe lëvizja shkaktoi habi dhe zemërim te klubi bask, i cili nuk ka ndenjur duarkryq. Ky nënshkrim, të cilin Barça shpreson ta zyrtarizojë këtë javë, i lë të tria palët e përfshira në një situatë jo komode: lojtari është i shqetësuar nga klubi dhe tifozët e Bilbaos, klubi bask humbet një nga lojtarët e tij simbol, kurse Barcelona po sheh që lëvizjet e saj financiar të shqyrtohen me kujdes.

BARCELONA – Deri pak javë më parë, Barça nuk e kishte pasur Nikon në axhendën e saj. Pas refuzimit të tij verën e kaluar, emri i tij u fshi në zyrat dhe menaxhmentin e Barçës. Por gatishmëria e lojtarit çoi në një mirëkuptim të shpejtë midis dy palëve: ai do të nënshkruajë deri në vitin 2031. Barça është e kënaqur me nënshkrimin, të cilin e konsideron një sukses të madh në nivel sportiv, marketingu, imazhi dhe shoqëror. Por Barçë si duhet të paguajë 62 milionë euro me një dorë të vetme siç kërkon Bilbao.

BILBAO – Klubi bask u kap në befasi, sepse nuk priste që Uilliams të ndryshonte mendje dhe që ai të ishte personi që do të kërkonte transferohej te Barça. Pakënaqësia e baskëve me Barcelonën, me të cilën marrëdhëniet kanë qenë edhe më parë të tensionuara, u rrit edhe më, derisa të mërkurën e kaluar, presidenti Uriarte shkoi në Madrid për t’u takuar me drejtuesit e LaLigës dhe u kërkoi atyre të shqyrtonin me kujdes llogaritë e Barçës dhe aftësinë e saj për të përballuar operacionin.

NIKO UILLIAMS – Ai bëri lëvizjen e tij dhe i tha klubit katalanas se donte të ishte pjesë e projektit të Hansi Flik së bashku me mikun e tij, Lamin Jamal. Ai u pozicionua për të mos lënë asnjë dyshim, duke pranuar pasojat që ky qëndrim do të kishte për të në Bilbao. Megjithatë, lojtari ndërkombëtar kërkoi dhe mori garanci se Barç do të ishte në gjendje ta regjistronte atë.

Po ndodh...

OSZAR »