Goli i Weiper nuk mjafton, Anglia mund Gjermaninë dhe shpallet kampione e Europianit U-21

29 Qershor 2025, 09:48 / SPORT ALFA PRESS

Goli i Weiper nuk mjafton, Anglia mund Gjermaninë dhe shpallet kampione e

Anglia U-21 është kampione e Europianit 2025! “3

 Luanët” e drejtuar nga trajneri Karslei, mposhti Gjermaninë U-21  me rezultatin 3 me 2 në finalen e madhe të zhvilluar në Bratislavë. 

Koha e rregullt u mbyll në barazim 2 me 2, teksa në shtesë festuan “3 Luanët”!

Anglezët kaluan në avantazh të dyfishtë falë golave të Eliot dhe Hutçinson, në minutat 6 dhe 25, ndërkohë që “panzerat” nuk u dorëzuan duke rikthyer baraspeshën falë golit të shqiptarit Veiper në minutën 45+1 dhe Nebel në minutën e 61-të. 

Për golin që do t’i dhuronte triumfin Anglisë U-21, mendoi sulmuesi i Marsejës, Roue, i cili në minutën e 92-të, shënoi golin për 3 me 2.  

Ndërkohë pjesa e mbetur e shtesës nuk prodhoi më gola. Një triumf mëse i merituar ky i anglezëve.

Po ndodh...

ide

OSZAR »