
Leverkusen mohon kontaktet me Milanin, drejtori sportiv: Xhaka nuk është në shitje!

Pavarësisht zërave të shumtë që e lidhnin Granit Xhakën me një transferim të mundshëm te Milani, drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Simon Rolfes, ka dalë publikisht për të mohuar gjithçka.
Në një intervistë për ‘Kicker’, Rolfes ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë e një marrëveshjeje me klubin italian.
“Nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lloj negociate me Milanin për Granit Xhakën,” u shpreh ai.
“As nga ana jonë nuk ekziston asnjë ide për ta shitur. Granit është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne.”
Deklarata e tij vjen në një moment kur mediet raportonin për një interes konkret nga ana e Milanit dhe një vullnet të vetë lojtarit për t’u transferuar në Serinë A.
Por Leverkuseni, të paktën zyrtarisht, e mbyll derën për çdo skenar largimi të mesfushorit shqiptar.

Pse të gjithë në PD janë në garë për 'bustin' e Berishës?
ide

Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik

Ramështeti dhe Opozitëpengu!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128