Autori i dyshuar i lirë prej 14 vitesh! Si u manipulua çështja e vrasjes së Et’hem Hënës në Korçë

16 Qershor 2025, 21:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

Autori i dyshuar i lirë prej 14 vitesh! Si u manipulua çështja

Në maj të vitit 2017 emisioni “Stop” transmetoi rastin e një vrasjeje në Vloçisht të Korçës, në tetor të vitit 2012. Provat e sjella nga gazetari i emisionit, bënë të mundur rihapjen e çështjes pas 5 vjetësh për vrasjen e 58-vjeçarit, Ethem Hënës. Por prokurorja Oli Visi nuk bëri asgjë për të zbardhur vrasjen. Ajo nuk thirri asnjëherë dëshmitarin që kishte parë me sytë e tij konfliktin. Po kështu prokurorja Visi nuk bëri kurrë aktin e thelluar kimik.

Djali i viktimës, Erion Hëna, takoi prokuroren duke i thënë se po e çon drejt vetëgjyqësisë. Edison Kodralli, nga i njëjti fshat, u dyshua për vrasjen e të moshuarit në bazë të dëshmive, por edhe shenjave të barutit që iu gjetën në trup. Prokuroria urdhëroi arrestimin e të riut, por tre muaj më pas, prokurori i çështjes ndryshoi mendje duke kërkuar ndryshimin e masës së arrestit për Edison Kodralliun, pasi ky i fundit ka thënë se ditën e ngjarjes ka qenë në Maliq dhe ka salduar makinën.

Pas prokurores, edhe gjykata e Korçës pranoi kërkesën e pezullimit të çështjes, pa asnjë letër në dosjen e gjykimit. Si artificë për dështimin e procesit, u gjet mungesa e kryerjes së eksperimentit në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë, i cili nuk bënte dot analizë të thelluar që mund të jepte përgjigje për shenjat e barutit në rrobat e të dyshuarit.

Manipulimi i çështjes ka ndodhur hapur mes prokurorit të kohës dhe gjyqtares, e cila pranon faktin që autori është Edison Kodralli, por në fund vendos të ndryshojë masën e arrestit për të akuzuarin kryesor të kësaj vrasjeje./Emisioni “Stop”

 

Po ndodh...

OSZAR »