EMRI/ Të shtëna dhe dhunë në Theth, 33-vjeçari hap zjarr drejt grupit të të rinjve

27 Qershor 2025, 15:26 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Të shtëna dhe dhunë në Theth, 33-vjeçari hap

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Theth të Shkodrës, ku ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes disa shtetasve.

Sipas njoftimit zyrtar, 33-vjeçari A. Rr. është arrestuar pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me të cilin po udhëtonin tre shtetas – N. H., 29 vjeç, P. H., 27 vjeç dhe D. Rr., 29 vjeç – të gjithë banues në Theth. Për fat të mirë, nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale në mjetin e qëlluar.

Pas incidentit, tre personat e mësipërm dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 33-vjeçarit, për çka janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Është vënë në pranga shtetasi Alfred Rrupa, pasi qëlloi me armë në drejtim të një automjeti ku udhëtonin tre persona në fshatin Theth.

Gjatë veprimeve hetimore është sekuestruar edhe arma e përdorur në konflikt – një pistoletë me municion luftarak.

ide

OSZAR »