
Izraeli sulmon fushën e gazit në Iran, më e madhja në botë


Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë flakë të mëdha dhe re të dendura tymi që ngrihen nga provinca jugore Bushehr, ku ndodhet kjo fushë strategjike. Sipas Ministrisë së Naftës së Iranit, objektivi i sulmeve ishin dy fusha të mëdha gazi, përfshirë edhe kompleksin South Pars – faza 14, që luan rol kyç në furnizimin me energji të vendit.
Po ashtu, është goditur edhe kompania Fajr Jam për rafinimin e gazit, një tjetër strukturë e rëndësishme në të njëjtën provincë.
Kjo është hera e parë që raportohen sulme të drejtpërdrejta izraelite ndaj infrastrukturës energjetike iraniane, duke shënuar një përshkallëzim të rrezikshëm të tensioneve në rajon. Aktualisht, autoritetet iraniane janë në gatishmëri të lartë, ndërsa nuk ka ende të dhëna të konfirmuara për viktima apo dëme të plota materiale.
Sipas burimeve të afërta me agjencitë iraniane të sigurisë, sulmi është kryer me dronë të vegjël të avancuar, të cilët kanë depërtuar në hapësirën ajrore pa u zbuluar në kohë.
Situata në rajon mbetet e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar u bën thirrje palëve për vetëpërmbajtje dhe shmangie të një konflikti të gjerë.

"E keqja Rama apo e keqja Berisha"/ Ku gabon Bushati dhe Kajsiu
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128