TV iranian publikon pamjet e frikshme të dorës që përkëdhel "bombën bërthamore" dhe dërgon mesazhin

18 Qershor 2025, 13:27 / BOTA ALFA PRESS

TV iranian publikon pamjet e frikshme të dorës që

Televizioni shtetëror iranian ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku shfaqet një dorë duke ledhatuar një pajisje që ngjan me një bombë bërthamore, e shoqëruar me mbishkrimin “ndoshta”.

Kjo ndodh në një kohë kur Izraeli po vazhdon sulmet ndaj objektivave iraniane dhe presidenti amerikan, Donald Trump, i ka drejtuar një mesazh të prerë udhëheqësve të Teheranit.

Izraeli ka deklaruar se këto sulme i ka ndërmarrë sipas tij për të parandaluar Iranin nga krijimi i një arme bërthamore.



ide

OSZAR »