
Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta në Postribë! Autoriteti i Veterinarisë: S'ka rrezik për njerëzit

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka njoftuar se është konfirmuar rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, e cila njihet si Murtaja e Ruminantëve të Vegjël në vendin tonë.
Rasti është identifikuar në një fermë të mbarështimit të dhive në fshatin Postribë, në Shkodër.
Sipas njoftimit, mostrat e marra nga Shërbimi Veterinar janë analizuar nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit.
'Rasti është identifikuar në një fermë të mbarështimit të caprinëve (dhi) në njësinë administrative Postribë, qarku Shkodër. Mostrat e marra në terren nga Shërbimi Veterinar janë analizuar nga laboratori referencë i Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit PPR.
Pas konfirmimit të rastit, janë ndërmarrë menjëherë të gjitha masat e parashikuara në legjislacionin përkatës dhe në Planin Kombëtar të Kontigjencës për PPR, me qëllim kontrollin, izolimin dhe menaxhimin efektiv të situatës në terren', thuhet në njoftim.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve u ka bërë thirrje fermerëve që të kufizojnë lëvizjen e deleve dhe dhive, ndërsa thuhet se murtaja nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin publik.
U bëjmë thirrje të gjithë fermerëve dhe mbarështuesve të kafshëve të imta (dele dhe dhi) që të zbatojnë masat parandaluese dhe të kufizojnë lëvizjen e kafshëve brenda dhe jashtë fermave. Në çdo rast të shfaqjes së simptomave të dyshimta, si temperaturë e lartë, rrjedhje nazale, inflamacion i syve, ulje e oreksit, diarre apo ngordhje e papritur, duhet të njoftohet menjëherë Shërbimi Veterinar Rajonal përkatës ose të kontaktohet numri i gjelbër falas: 0800 3366.
Theksojmë se Murtaja e Ruminantëve të Vegjël nuk është sëmundje zoonotike, pra nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin publik.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtes së Bimëve, në bashkëpunim me strukturat përkatëse, do të vijojë ndjekjen e situatës me seriozitet dhe do të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme për çdo zhvillim', thuhet në njoftim.
Ferma në Postribë, u karantinua ditën e djeshme (3 qershor) pas ngordhjes së bagëtive të imëta. Ndërkohë, aty u morën nga Shërbimit Veterinar në Shkodër, mostra gjaku nga bagëtitë për analizim në laboratorin veterinar në Tiranë, dhe rezultatet konfirmuan rastin e parë të murtajës së bagëtive të imëta.

Si Shqipëria ka instaluar "me ligj", farsat zgjedhore!
ide

SPAÇI, KRIMI QË NUK RESTAUROHET!


Ansambli i Shakaxhinjve të Berishës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128