
Çmimet ‘stratosferike’ të fruta-perimeve/ Braçe propozon zhbërjen e Tregut Agroushqimor: Skandaloz!

Deputeti Erion Braçe ka reaguar ashpër për çmimet ‘stratosferike’ të fruta dhe perimeve në Tiranë.
Në një reagim në rrjete sociale, teksa vë në dukje çmimet e larta, ai thotë se këto fruta dhe perime janë të stinës, që normalisht duhet të kishin çmime të drejta, ndërsa kërkon ndërhyrje emergjente kundër këtyre abuzimeve.
Deputeti bën gjithashtu edhe disa propozime, duke nisur nga shbërja e Tregut Agroushqimor në Tiranë, që zotërohet nga kompania e sipërmarrësit Klodian Allajbeu, që sipas të cilit abuzimi me tarifat ka rritur kostot e produkteve.
Së dyti, ai thotë se duhet të ketë tregje publike për bujqit dhe jo tregtarët, të cilët do të mund të shesin prodhimin e tyre pa kostot e ndërmjetësuesve që abuzojnë.
Së treti, kërkon barazimin e TVSH-së së brendshme pasi me skemën aktuale produktet bëhen më të shtrenjt deri 20%.
Së katërti, Braçe thotë se duhet të ketë kontrolle të qirave të ambineteve tregtare.
“Shpërbërjen e Tregut të Autostradës. Abuzimi me tarifa atje është skandaloz dhe rrit koston e çdo produkti; Hapjen e tregjeve publike për bujqit – jo tregtarët; Të shesin bujqit prodhimin e tyre pa kostot e ndërmjetësve abuzivë; Barazimin e TVSH-së së brendshme; në skemën aktuale produktet bëhen deri 20% më të shtrenjta kot; fiskalizim nga bujku te blerësi i fundit si për çdo produkt”, shkruan deputeti.
Një tjetër komponent që ai përmend është fokusi te prodhimi në fusha dhe jo sera.
Vëmendje të shtuar deputeti kërkon edhe te ndryshimet klimatike, të cilat kanë goditur prodhimet bujqësore.
“Ne nuk po merremi me ndryshimin e klimës dhe përshtatjen dhe mbrojtjen e prodhimit me këto ndryshime. Duket bezdi e madhe të flasësh, madje ta kthejnë – janë punët e Zotit, dhe bezdia paguhet me çmimet e shtrenjta, të padrejta në treg”, ka shkruar deputeti.

Donald Trump ka vënë një bast të madh
ide


Akademia politike e PS, një shaka e madhe

Rezultatet e Maturës Shtetërore 2025, fiktivitet dhe jo përmirësim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128